Rikthehet fuqishëm, në setin më të ri të fotografive, duke ndezur fansat vetëm pak ditë pas lajmit për ndarje nga bashkëshorti Brian Austin Green, Megan Fox.
Ajo ka arritur të tërheqë vëmendjen, pas “zhdukjes” së viteve të fundit, nga ekrani i kinemasë por edhe nga jeta sociale e mediatike.
Aktorja amerikane ka “çmendur” fansat dhe ish bashkëshortin e saj, babain e tre fëmijëve. 34-vjeçarja, e cilësuar ndër vite si një simbol i femrës seksi apo një nga femrat më të bukura në botë, përflitet ditët e fundit se ka nisur një romancë me reperin amerikan Machine Gun Kelly, 30 vjeç.
Ditët e fundit, të dy duket se po shoqërohen gjithnjë e më shumë, edhe në sytë e publikut.
Gjithsesi Megan tregon se edhe pse nënë e tre fëmijëve, mbetet po aq seksi sa 10 vite më parë, kur pushtoi mediat botërore kur u shpall femra më seksi në botë.
Reporteri.net është gazetë online e lajmeve nga vendi dhe bota. Qëllim kryesor ka informimin e drejtë, të paanshëm dhe të shpejtë. Reporteri.net, në pronësi të “R Media L.L.C.”, është themeluar në mars të vitit 2019 dhe drejtohet nga gazetarët Bekim Kabashi dhe Mentor Gjergjaj.
E-Mail: info@reporteri.net
Marketing: marketing@reporteri.net
Adresa: Rr. UÇK, Nr. 102/11 10000 Prishtinë, Kosovë
© Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.