Dukesha e Sussex ka treguar që para se të martohej me Princin Harry e kanë paralajmëruar se tabloidët britanikë do të “shkatërronin” jetën e saj.
Në një intervistë për dokumentarin e ITV “Harry & Meghan: Një Udhëtim Afrikan”, ajo tha se viti i kaluar ishte “i vështirë” dhe se ajo nuk kishte “asnjë ide” për atë që do të përballej, përcjellë në shqip Reporteri.net
“Kur takova për herë të parë burrin tim, miqtë e mi ishin vërtet të lumtur sepse isha aq e lumtur, por miqtë britanikë më thanë: “Jam i sigurt se ai është i shkëlqyeshëm, por nuk duhet ta bësh sepse tabloidët britanikë do të shkatërrojnë jetën tënde””, i tha ajo intervistuesit, Tom Bradby, në filmin dokumentar, i transmetuar të dielën.
Gjatë vizitës së saj të fundit në Afrikë u njoftua se ajo do ta padiste “Mail” pasi publikuan në mënyrë të paligjshme një letër private që ajo i dërgoi babait të saj Thomas Markle.
Në të njëjtën kohë Harry lëshoi një sulm të egër ndaj tabloideve britanikë, duke i akuzuar ata për një fushatë “të pamëshirshme” kundër Meghan, shkruan Reporteri.net
Harry lëshoi procedurë ligjore kundër pronarëve të “Sun” dhe “Daily Mirror” për hakim të telefonit.
Harry foli gjithashtu për një përçarje të raportuar midis tij dhe vëllait të tij, Dukës së Kembrixhit, kur ai dhe Meghan u shkëputën nga Kembrixhi.
I pyetur nëse raporte të tilla ishin të vërteta, Harry tha: “Kur je në pozitë të tillë dhe gjithmonë nën presion gjërat e tilla janë të pashmangshme. Por ne jemi dhe do të mbetemi gjithmonë vëllezër. Për jemi në momentin shtigje të ndryshme, nuk e shohim njëri-tjetrin aq shumë sa dikur sepse jemi të zënë”.
“Por unë e dua shumë dhe shumica e gjërave janë të ekzagjeruara. Si vëllezër, kemi ditë të mira dhe ditë të këqija”. /Reporteri.net/.