×
  • Show Time
  • Show Time

    Meghan Markle shkeli traditën shekullore të familjes mbretërore

    Reporteri
    06 Nëntor 2020 | 10:41

    Duka dhe dukesha e Sussexit janë përballur me reagime të furishme gjatë muajve të fundit, pasi ata u shprehën lidhur me zgjedhjet në SHBA, duke shkelur kështu traditën shekullore, se anëtarët e familjes mbretërore duhet të mbeten politikisht neutral.


    Megjithatë, Meghan Markle duket se nuk do të ndikohet nga kjo gjë, dhe sipas asaj që ka zbuluar zëdhënësi i saj, “aktivizimi politik i Meghan Markle nuk do të mbarojë pas zgjedhjeve në SHBA sepse ajo ndihet se inkurajimi i njerëzve për t’u përfshirë në politikë është i rëndësishëm”.

    Një tjetër zëdhënës i Sussex-it tha se, “të qenit një anëtar aktiv i shoqërisë, është të marrësh pjesë në procesin demokratik. Pra, inkurajimi i njerëzve për t’u përfshirë në politikë është diçka e rëndësishme”.

    Ndërsa Harry nuk është në gjendje të marrë pjesë në zgjedhje, sepse ai nuk është një shtetas amerikan, Meghan mezi priste të hidhte votën e saj, gjë që ajo e bëri me postë.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!