Videoja e Megi Pojanit te varri i stërgjyshes së saj, ka ngjallur shumë reagime në rrjet, duke i cilësuar veprimet e saj të turpshme dhe aspak normale.
Nga ana tjetër, Megi dhe e motra e saj Marsela, e kanë cilësuar videon si “diçka normale”. Madje ato janë hedhur në sulm ndaj atyre që i kanë kritikuar.
Në lidhje me këtë, eksperti i kriminalistikës, Fatjon Softa sjell një këndvështrim ligjor. Ai thotë se në disa raste veprime që ulin respektin ndaj të vdekurve, mund të dënohen me burg ose gjobë.
Reagimi i Fatjon Softës:
A jemi në kushtet e veprës penale?
NENI 118: DHUNIMI I VARREVE Dhunimi i varrezave, varreve, nxjerrja e kufomës, si dhe vjedhja e sendeve që mund të ndodhen në to, si dhe çdo veprim tjetër që ul respektin ndaj të vdekurve, dënohen me gjobë ose me burgim gjer në pesë vjet.
Fama nuk ngrihet mbi të vdekur, aq më shumë mbi familjarët e tu! Nese te mungojne lulet dhe lotet, dhuroi heshtje dhe psheretima.
Reporteri.net është gazetë online e lajmeve nga vendi dhe bota. Qëllim kryesor ka informimin e drejtë, të paanshëm dhe të shpejtë. Reporteri.net, në pronësi të “R Media L.L.C.”, është themeluar në mars të vitit 2019 dhe drejtohet nga gazetarët Bekim Kabashi dhe Mentor Gjergjaj.
E-Mail: info@reporteri.net
Marketing: marketing@reporteri.net
Adresa: Rr. UÇK, Nr. 102/11 10000 Prishtinë, Kosovë
© Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.