Modelja Megi Pojani ka folur për bashkëpunimin me Don Xhonin.
E pyetur nga Argjira Spanca në “He/She’s on Top” ku është në rolin e jurisë, Pojani ndau komentet për reperin kosovar.
“Shumë mirë shkoi, ishte një eksperiencë e bukur dhe Don Xhoni është një djalë vërtet special. Për të gjithë që mund të kenë kuriozitet ta njohin, Don XHoni është edhe më i mirë se ç’duhet në kamerë. Është boki jem, shprehja ime dhe e tij. Mbase është slang në Drenicë por boki jem është shkurtim për babloki” – është shprehur Megi.
Kujtojmë se të premten, Prive raportoi për prishjen e raporteve të Megit me Noizyn, zhvillim ky që përkon me pjesëmarrjen e saj në klipin “Katile” të Don Xhonit, me të cilin Noizy pati përplasje publike.
Reporteri.net është gazetë online e lajmeve nga vendi dhe bota. Qëllim kryesor ka informimin e drejtë, të paanshëm dhe të shpejtë. Reporteri.net, në pronësi të “R Media L.L.C.”, është themeluar në mars të vitit 2019 dhe drejtohet nga gazetarët Bekim Kabashi dhe Mentor Gjergjaj.
E-Mail: info@reporteri.net
Marketing: marketing@reporteri.net
Adresa: Rr. UÇK, Nr. 102/11 10000 Prishtinë, Kosovë
© Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.