×
  • Show Time
  • Show Time

    Melinda dhe Nora të mahnitshme në xhirimet e klipit me Gjikon

    Reporteri
    30 Qershor 2021 | 23:41

    Është paralajmëruar një prej realizimeve muzikore që pritet të jetë në vendet e para të listës së hiteve të kësaj vere.


    Gjiko, Melinda Ademi dhe Nora Istrefi i kanë bashkuar forcat për të realizuar këngën me titull “Ay Caramba!”.Treshja e artistëve të pëlqyer tashmë janë duke e kompletuar edhe anën vizuale të projektit dhe do ta sjellin për fansat e muzikës së tyre.

    Ndërsa pas publikimit të disa imazheve nga prapaskenat e xhirimit të videoklipit, Melinda dhe Nora kanë mahnitur me pozat e tyre.

    Në një klip që duket se do të vijë shumë më ndryshe nga projektet tjera, dy këngëtaret janë kujdesur që të joshin me dukjen e tyre.

     

     

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!