Rep-artistja shqiptare, Melinda Ademi, së fundmi ka publikuar një “freestyle” të ri, që është pritur mirë nga fansat e saj.
Ndërkohë “24 Bars” titullohet kënga e saj më e fundit, që sipas reperes ka qenë vetëm një nxehje para këngës së re.
Në një postim në rrjetin social Instagram, ajo ndau një mesazh duke falënderuar me ironi ata që po blejnë “mos-pëlqime” në emër të saj në kanalin YouTube.
“Faleminderit që po merreni kaq shumë më mua, e që po shpenzoni para për të blerë ‘dislike’ (mos-pëlqime) në YouTube. E di që po frikësoheni nga unë, po nuk keni faj, edhe unë do isha frikësuar. Por, unë nuk do të ndalem kurrë, jam krenare me suksesin tim, dhe me fansat e mi, e ju urryesit gjithmonë do të frikësoheni nga unë”, ka shkruar ajo në mbishkrimin e fotografisë.
Kënga “24 Bars” deri më tani ka arritur mbi një milion klikime në YouTube, ndërsa ka mbi dy mijë mos-pëlqime.
Reporteri.net është gazetë online e lajmeve nga vendi dhe bota. Qëllim kryesor ka informimin e drejtë, të paanshëm dhe të shpejtë. Reporteri.net, në pronësi të “R Media L.L.C.”, është themeluar në mars të vitit 2019 dhe drejtohet nga gazetarët Bekim Kabashi dhe Mentor Gjergjaj.
E-Mail: info@reporteri.net
Marketing: marketing@reporteri.net
Adresa: Rr. UÇK, Nr. 102/11 10000 Prishtinë, Kosovë
© Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.