Melinda është kthyer në një prej artisteve shqiptare më të pëlqyera dhe më të komentuara aktualisht.
Ajo është mjaft e ndjekur edhe në rrjetet sociale, ku vetëm në Instagram numëron mbi 1.1 milion ndjekës, e të cilët i mban aktiv me postime të shumta, shpesh herë provokuese që nuk kalojnë pa vëmendje.
Reperja e njohur e cila pak ditë më parë solli projekti e ri muzikor “Melodia”, edhe së fundi ka bërë një tjetër paraqitje që mori gjithë vëmendjen dhe u shfaq tejet tërheqëse.
Melinda ka realizuar një video të re në rrjetin social TikTok, ku shihet teksa vallëzon nën ritmin e këngës së saj të fundit “Melodia”, ndërsa nuk mungojnë lëvizjet provokuese.
E veshur në të zeza, me një bluzë të shkurtër që vinte në pah belin e saj të hollë dhe pantallona lëkure, repreja dukej joshëse dhe plotë energji.
Ndërkohë, kujtojmë që projekti “Melodia” u prit mirë nga fansat e saj, dhe brenda një kohë të shkurtër ka grumbulluar mbi tre milionë klikime në kanalin “YouTube”.
Reporteri.net është gazetë online e lajmeve nga vendi dhe bota. Qëllim kryesor ka informimin e drejtë, të paanshëm dhe të shpejtë. Reporteri.net, në pronësi të “R Media L.L.C.”, është themeluar në mars të vitit 2019 dhe drejtohet nga gazetarët Bekim Kabashi dhe Mentor Gjergjaj.
E-Mail: info@reporteri.net
Marketing: marketing@reporteri.net
Adresa: Rr. UÇK, Nr. 102/11 10000 Prishtinë, Kosovë
© Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.