Së fundmi në rrjetet sociale ka qarkulluar një video, në të cilën shihej një çift bashkë në makinë. Thuhej se çifti në fjalë ishin Andi me Melisën, të cilët përfliten prej kohësh për një lidhje të fshehtë. Videoja në fjalë u bë shumë shpejt virale dhe madje fansat e dyshes nisën të kërkonin sqarime. Mirëpo e vërteta e videos qëndron ndryshe.
Në videon në fjalë nuk janë Andi dhe Melisa, sepse ajo as që është realizuar në Shqipëri. Kjo video është bërë në Amerikë dhe duket se është shpërndarë qëllimisht me cilësi jo të qartë, që të gjithë të mendonin se personat që shfaqeshin në të ishin pikërisht dy konkurrentët e Për’puthen, raporton “Iconstyle”
Prej kohësh në rrjete sociale po qarkullojnë thashetheme se Andi dhe Melisa janë bashkë, ndërkohë që të dy ata e kanë mohuar këtë gjë. I pari që hodhi akuza për një lidhje ishte Fationi, i cili para se të linte emisionin akuzoi Melisën se kishte kryer marrëdhënie me njërin prej konkurrentëve.
Nga ana tjetër Shqipe Hysenaj, që ishte e para që zbuloi lidhjen Tea-Beart, ka thënë në një emision se Melisa dhe Andi bashkëjetojnë me njëri-tjetrin. Gjithsesi Andi dhe Melisa kanë thënë se janë thjesht miq të mirë dhe asgjë më tepër.
Reporteri.net është gazetë online e lajmeve nga vendi dhe bota. Qëllim kryesor ka informimin e drejtë, të paanshëm dhe të shpejtë. Reporteri.net, në pronësi të “R Media L.L.C.”, është themeluar në mars të vitit 2019 dhe drejtohet nga gazetarët Bekim Kabashi dhe Mentor Gjergjaj.
E-Mail: info@reporteri.net
Marketing: marketing@reporteri.net
Adresa: Rr. UÇK, Nr. 102/11 10000 Prishtinë, Kosovë
© Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.