Pak ditë më parë, Melisa Lleshi, mori vendimin e papritur dhe mbylli profilin e saj në “Instagram”.
Ky vendim erdhi pasi Tea Trifoni tha gjatë një interviste se Andi ka pasur një lidhje jashtë “Për’puthen”, teksa ajo luante lojën me të para publikut.
Tea vendosi që të mos thoshte emër, por të gjithë dyshuan se Andi ka qenë në lidhje me Melisën, duke qenë se janë komentuar shumë për një romancë mes tyre.
Por tani ish-konkurrentja e “Për’puthen”, ka vendosur që të rikthehet sërish në “Instagram”. Madje ajo ka bërë një postimin në “Instastory”, ku shkruan: “Ditë pas dite duke u bërë më e fortë”.
Gjithashtu Melisa fton gjithë fansat që të bëhen ndjekës të kanalit të saj në “Youtube”, pasi gjëra të mira po i presin.
Reporteri.net është gazetë online e lajmeve nga vendi dhe bota. Qëllim kryesor ka informimin e drejtë, të paanshëm dhe të shpejtë. Reporteri.net, në pronësi të “R Media L.L.C.”, është themeluar në mars të vitit 2019 dhe drejtohet nga gazetarët Bekim Kabashi dhe Mentor Gjergjaj.
E-Mail: info@reporteri.net
Marketing: marketing@reporteri.net
Adresa: Rr. UÇK, Nr. 102/11 10000 Prishtinë, Kosovë
© Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.