Melisa Lleshi ishte mbrëmjen e djeshme e ftuar në “Roped With Olsi”.
Ajo tregoi nga fillimi historinë e saj me Andin dhe u ndal te raporti i tij me Tean.
“Si je ndjerë kur Andi dilte me Tean?”, e pyeti Olsi Bylyku.
Ish-konkurrentja u tregua shumë e hapur duke e thënë troç se i ishte dashur të shtirej në çdo veprim.
“E para iher, kur është deklaruar Andi, mbaruan xhirimet, e mbajta sa e mbajta veten…vjen Elvisi më thotë “Hajde ulu” se më pa ai, aty jam pajtuar me Locon unë. Rashë në tokë. Kur dolën çift pastaj, unë shikoja Fatmën, shikoja Elonën, i kisha bërë parapërgatitjet. I thoja shoqes time si të qesh? Kështu (qesh). Pavarësisht shakave, mendoj se mund të jem një ndër konkurrentet e “Përputhen” që është ofenduar më së shumti, për çdo lloj fjale të mundshme dhe mora guximin të them të vërtetën se thashë nuk kanë çfarë të të shajnë më shumë. Unë personalisht i kërkoj falje publikut sepse nuk kanë faj ato që gënjeva unë”, tha Melisa.
Reporteri.net është gazetë online e lajmeve nga vendi dhe bota. Qëllim kryesor ka informimin e drejtë, të paanshëm dhe të shpejtë. Reporteri.net, në pronësi të “R Media L.L.C.”, është themeluar në mars të vitit 2019 dhe drejtohet nga gazetarët Bekim Kabashi dhe Mentor Gjergjaj.
E-Mail: info@reporteri.net
Marketing: marketing@reporteri.net
Adresa: Rr. UÇK, Nr. 102/11 10000 Prishtinë, Kosovë
© Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.