×
  • Show Time
  • Show Time

    Memli Krasniqi tregon nëse do t’i rikthehet muzikës

    Reporteri
    11 Shkurt 2020 | 8:54

    “Përjetësisht”, “Ushtari i rrugës”, janë disa nga hitet e ish-Grupit “Ritmi i Rrugës”, të Memli Krasniqit dhe Arbër Reçi, që bëri bujë në repin e pasluftës në Kosovë.


    Por ky grup prej vitesh është shuar, dhe dy pjesëtarët e tij, Memli e Arbëri merren me krejt diçka tjetër.

    Por a do të rikthehen sërish në skenën muzikore?

    Memli Krasniqi ka thënë se nuk do të kthehet më aktivisht në muzikë, por e ka lënë të hapur lansimin e ndonjë kënge për qejfin e tij.

    “Nuk muj me thane që po, ko me bo dicka për qef po jo me iu kthy muzikes, s’është e mundshme me bo aktivisht diçka”, ka thënë Memli në T7, shkruan Reporteri.net.

    Kurse i pyetur për shokët e tij që vazhdojnë ende të këndojnë ka thënë se ka marrëdhënie të mira dhe takohet kur i premton koha.

    “Getin (Getoar Selimin) e kam shok, është aktiv dhe shumë i zënë ende. Kur vjen edhe Geti edhe kolegët tjerë mundohna t’i shoh”, ka thënë Memli. /Reporteri.net/.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!