×
  • Show Time
  • Show Time

    “Memo” i famshëm që përloti shqiptarët mundohet të mësoj shqipen

    Reporteri
    16 Tetor 2020 | 19:54

    E kush nuk e mban mend “Memon” nga filmi “Mrekullia në qelin Nr.7” që gjatë periudhës së karantinës përloti të gjithë me rolin e tij.


    Roli i luajtur aq bukur nga aktori i famshëm turk, Aras Bulut Iynemli, ka fituar zemrat e miliona njerëzve nga gjithë bota, duke thyer rekorde shikueshmërie, shkruan Indeksonline.

    E pikërisht protagonist i këtij seriali ishte i ftuari i radhës në emisionin “Qejfi më i madh se Stambolli” që transmetohet në Klan Kosova.

    Ndër pyetjet e shumta ku foli për karrierë dhe planet e tij, në një moment ai tentoi të fliste disa fjalë në gjuhën shqipe, e te të cilat hasi në vështirësi.

    Megjithatë aktori simpatik dhe shumë i talentuar gjatë intervistës tregoi modestinë që e karakterizon e që është edhe njëra nga arsyet që tashmë numëron miliona fansa, e të shumta janë edhe ata shqiptarë.

    Momenti në videon më poshtë.

    https://www.instagram.com/p/CGaSqK6pxSn/?utm_source=ig_embed

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!