×
  • Show Time
  • Show Time

    Menaxheri që Duda e kërcënoi me jetë për Unikkatilin është ish-burri i Sasas së ‘O Sa Mirë’

    Reporteri
    08 Gusht 2019 | 16:43

    Reperi i njohur Unikkatil ka paralajmëruar se do të mbajë sot (e enjte) koncert në qytetin e Gjilanit.


    E kjo nuk është pritur aspak mirë nga reperi rival i tij, Burim Osmani, apo i njohur ndryshe si Duda.

    Ky i fundit ka reaguar pak ditë më parë përmes rrjeteve sociale, duke u shprehur: “Mirë se vini në Gangland, pa lejen time nuk e shkelni atë vend”.

    E ndërsa së fundmi, në një postim të bërë në rrjetin social Facebook, ai ka kërcënuar sy pronarët e diskotekës “Stop”, që po e sjellin Unikkatilin në Gjilan.

    E një ndër ta është Albert Sylejmani, i njohur si ish-bashkëshorti i aktores së njohur kosovare, Adriana Matoshi, që njihet si ‘Sasa’ e “O Sa Mirë”.

    “Albert Sylejmani Lulzim Luli Hajrizi gjak borxh më keni publikisht le ta dinë krejt…”, ka shkruar ai.

    Ndërkohë të njëjtin përshkrim, ai më pas e ka fshirë nga Facebook-u duke e zëvendësuar me fjalët “tik-tok”, me ç’rast ka bërë të ditur se orët deri në mbajtjen e koncertit po afrohen.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!