Këngëtari i njohur kosovar, Mentor Haziri, para pak çastesh ka publikuar projektin e ri muzikor “Qëndro”, këngë kjo që nuk u pranua në Festivalin e RTSH-së.
Duke qenë se u refuzua nga ky Festival, artisti vendosi që ta publikoj edhe me video këtë projekt, e që në fakt me të dëgjuar më shumë ngjason si një këngë tallavaje, sesa e denjë për një festival, shkruan Gazeta Online Reporteri.net.
Madje me t’u refuzuar nga RTSH, Haziri pati një reagim të ashpër në Instagram, ku tha se Festivali i RTSH-së nuk po i do kosovarët pasi bëjnë konkurrencë.
“Marre ju qoftë juve – Komisioni i turpit: Ardit Gjebrea, Elton Deda, Klodian Çafoku, Marjan Deda, Zefina Hasani, Arta Marku, Redi Treni – që u frikësuat aq shumë nga një shqiptar i Kosovës sa që nuk ia dhatë mundësinë as të garoj me të tjerët sepse jeni mësuar me festivale orgjish ‘playback’-u gjë që fatkeqësisht unë s’e bëj dot, por këndoj live””, shkroi ndër të tjerash Haziri.
“Sot fatkeqësisht e vërtetova këtë të keqe dhe po ashtu vërtetova se ai festival s’i do shqiptarët nga Kosova aty sepse bëjnë konkurencën. Asnjë nga Kosova nuk është konkurrent aty këtë vit, po bash këtu dua të ndërlidhem. Një gjë dua të potencoj që kosovarja Rona Nishliu ua zbardhi fytyrën në Eurovision dhe sot performanca dhe kënga e saj kosovare dëgjohet ende nëpër botë dhe është këngë historike e Eurovisionit. Marre ju qoftë juve – Komisioni i turpit: Ardit Gjebrea, Elton Deda, Klodian Çafoku, Marjan Deda, Zefina Hasani, Arta Marku, Redi Treni – që u frikësuat aq shumë nga një shqiptar i Kosovës sa që nuk ia dhatë mundësinë as të garoj me të tjerët sepse jeni mësuar me festivale orgjish ‘playback’-u gjë që fatkeqësisht unë s’e bëj dot, por këndoj live”, ka shkruar Haziri ndër të tjerash.
Për këtë madje reagoi edhe producenti, Genc Salihu, i cili tha se kur ai ta bëj një këngë të hajrit mund të pranohet.
“Sa here vjen koha e RTSH fest, me duhet me scroll neper idhnimet e atyne qe nuk u osht pranu kanga. ‘Korrupsion’. Te njejtit, shpesh, kane marre pjese ma heret & jane knaqe, por sot ‘e vertetuan se festivali qenka i ndyre’. A dini cka? Kur ta boni nji kange te hajrit, e nuk ju pranohet, publikojeni ta ndigjojme se sa i korruptuem qenka festivali. Sot, krejt cka nuk na pelqen, e quejme ‘korrupsion’.
PS – normal qe Elvana Gjata nuk fiton me kange stupid! S’mundet kurrkush me i pase krejt cka don, all the time, vec pse i ka dajët e forte”, shkroi Genci.
Ndryshe, Festivali ka publikuar edhe listën e artistëve pjesëmarrës të këtij edicioni: