×
  • Show Time
  • Show Time

    Mërgimtarët në Zvicër nuk e dinë se kur është shpallur pavarësia e Kosovës

    Reporteri
    08 Qershor 2021 | 22:30

    Disa mërgimtarë në Zvicër nuk ia kanë haberin se kur është shpallur Pavarësia e Kosovës.


    Emisionet e dashurisë janë bërë ‘trend’ tek shqiptarët dhe ka interesim të madh nga ana e publikut për t’i përcjellë, shkruan lajmi.net.

    Shumë herë, këto emisione janë pre e kritikave për përmbajtjen që ia servojnë publikut, e cila nuk është aspak e përshtatshme për shikuesit.

    Edhe diaspora në Zvicër është bërë me emision të dashurisë, bëhet fjalë për emisionin “My love story”.

    Në puntantën e radhës të këtij emisioni, konkurrentve iu bënë disa pyetje për të kuptuar se sa dinë për Kosovën.

    Por, disa prej vajzave nuk e kishin idenë se me cilën datë është shpallur pavarësia e Kosovës, duke dhënë kështu disa opsione.

    “Më 2007”, thotë njëra, kur u pyet.

    “Send s’kam lidhje me Kosovë”, përgjigjet tjetra.

    Ndërsa, njëra konkurrente thotë se e di vetëm se është shpallur në vitin 2008, por nuk e di datën dhe muajin.

    Por, krejt në fund, njëra nga konkurrentet edhe pse në mëdyshje, përgjigjet saktë, duke thënë “Më duket 17 shkurt”.

    Ndiqeni videon e mëposhtme nga minuta 2:43 deri më 3:07, për t’i parë përgjigjet e mërgimtareve.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!