Mërgimtari kosovar që jeton në Gjermani, Mendim Osmanaj ka treguar atdhedashurinë në një formë tjetër.
Mërgimtari nga Gurrakoci i Istogut ka bërë tatuazh vargjet e këngës së famshme të Shkurte Fejzës “Xhamadani vija vija”.
Lidhur me këtë veprim të Mendim Osmanajt, ka reaguar edhe Shkurte Fejza.
“Është nder dhe privilegj për mua që kënga ime ka arrit të prekë zemrën tënde dhe vargjet e saj i ke qëndisur përgjithmonë në trupin tënd. Sa e lumtur jam që ka shqiptar të tillë dhe atdhedashurinë e kanë të mbjellur në zemër. Faleminderit për respektin dhe dashurinë që i ke treguar muzikës time me këtë tatuazh. E gëzofsh Mendim” , shkruan Shkurte Fejza në reagim.
Reporteri.net është gazetë online e lajmeve nga vendi dhe bota. Qëllim kryesor ka informimin e drejtë, të paanshëm dhe të shpejtë. Reporteri.net, në pronësi të “R Media L.L.C.”, është themeluar në mars të vitit 2019 dhe drejtohet nga gazetarët Bekim Kabashi dhe Mentor Gjergjaj.
E-Mail: info@reporteri.net
Marketing: marketing@reporteri.net
Adresa: Rr. UÇK, Nr. 102/11 10000 Prishtinë, Kosovë
© Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.