Merita Halili ka folur për momentin kur u takua me Dua Lipën dhe së bashku kënduan këngë shqipe.
Merita Halili dhe bashkëshorti i saj Raif Hyseni në Top Channel së fundmi rrëfyen emocionet e koncertit që artistja mbajti në Tiranë më 27 shtator, të cilët kishin mbetur shumë të kënaqur.
Ndër të tjera Merita është pyetur edhe në lidhje me takimin që pati me këngëtaren shqiptare me famë ndërkombëtare Dua Lipa.
“Ne nuk e dinim që do të ishte Dua Lipa. Kur e pamë, e cila doli nga dhoma e grimit, kemi thirrur ‘Duaa’ dhe ajo na njohu e na tha ‘tani do të vij tek ju’. Më pas u futëm për të bërë muzikë, aty u shkrimë me muzikën popullore dhe gati dogjëm edhe shaminë”, ka rrëfyer Merita Halili.
Reporteri.net është gazetë online e lajmeve nga vendi dhe bota. Qëllim kryesor ka informimin e drejtë, të paanshëm dhe të shpejtë. Reporteri.net, në pronësi të “R Media L.L.C.”, është themeluar në mars të vitit 2019 dhe drejtohet nga gazetarët Bekim Kabashi dhe Mentor Gjergjaj.
E-Mail: info@reporteri.net
Marketing: marketing@reporteri.net
Adresa: Rr. UÇK, Nr. 102/11 10000 Prishtinë, Kosovë
© Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.