×
  • Show Time
  • Show Time

    Merr fund miqësia mes Megi Pojanit dhe Noizyt, çfarë ka ndodhur mes dyshes?

    Reporteri
    18 Korrik 2022 | 11:43

    Në rrjete sociale dhe media rozë ka filluar të flitet se modelja shqiptare, Megi Pojani dhe reperi, Noizy i kanë dhënë fund miqësisë së tyre, e cila ka zgjatur prej disa vitesh.

    Modelja ka deklaruar shpeshherë se Noizy është artisti i saj i preferuar, ndërsa prej shumë vitesh ishte imazh i brendit të reperit, duke u shfaqur me veshjet e këtij të fundit.

    Por, njësoi si faqja zyrtare e “Illyrian Bloodline” po ashtu edhe Megi i kanë fshirë të gjitha fotot e bashkëpunimeve.
    Dyshja nuk ndiqen më as në rrjetet e tyre sociale duke i shtuar edhe më shumë zërat e një krisjeje të mundshme mes tyre.

    Megi është bërë pjesë e klipit të këngës së re “Katile” të Don Xhonit, i cili njihet tashmë si një nga rivalët e Noizyt pasi janë kapur shumë herë me njëri-tjetrin përmes rrjeteve sociale apo rreshtave nëpër këngë.

    Ndjekësit e kanë komentuar pjesëmarrjen e Megit në videoklip të reperit nga Drenica si një ‘hakmarrje’ apo thumb ndaj Noizyt.

    Kujtojmë se kohëve të fundit, Megi ka publikuar edhe video të tjera duke e kënduar këngën e reperit Cllevio, me të cilin reperi nga Durrës ishte rrahur para disa javësh./Express

     

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!