×
  • Show Time
  • Show Time

    Merret vesh se nga televotuesit e cilave shteteve Shqipëria mori pikë maksimale

    Reporteri
    18 Maj 2025 | 11:44

    Shqipëria në “Eurovision” këtë vit u renditur e teta me këngën “Zjerm” të “Shkodra Elektronike”.

    Performanca e Shqipërisë mori gjithsej 218 pikë, prej të cilave 173 pikë erdhën nga televotuesit, që tregon mbështetje të madhe nga publiku.

    Në faqen e “Eurovision” janë publikuar edhe votat e televotuesëve për secilin shtet.

    Më vlerësuese ishte mbështetja nga Greqia dhe Mali i Zi, të cilët i dhanë Shqipërisë pikët maksimale, 12.

    Po ashtu, Shqipëria mori pikë të konsiderueshme edhe nga disa vende të tjera, si Kroacia, Franca, Italia dhe Zvicra, duke theksuar se kishte një ndikim të gjerë në publikun e Evropës.

    Nga 10 pikë i ka marrë nga televotuesit e këtyre vendeve.

    Nga televotuesit e Gjermanisë, San Marinos dhe Sllovenisë, ka marrë nga 8 pikë e nga ata të Azerbajxhanit, Belgjikës, Luksemburgut e Suedisë nga 7 pikë.

    E nga votat e jurisë, pikë maksimale 12 sosh. Shqipëria i mori vetëm nga Franca. Juria e Malit të Zi ia dha 10 pikë.

     

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!