×
  • Show Time
  • Show Time

    Mes sulmit rus – grupi Kalush nga Ukraina pushton skenën e “Eurovision”-it

    Reporteri
    10 Maj 2022 | 22:21

    Ukraina, e cila po vazhdon të jetë nën pushtimin e Rusisë, ka performuar e gjashta në natën e parë gjysmëfinale të “Eurovision 2022”.

    Shteti ukrainas këtë vit ka qenë në përfaqësimin e grupit “Kalush”, të cilët janë prezantuar me këngën “Stefania”.

    Performanca e tyre u prit tejet mirë nga publiku dhe të gjithë në sallë janë ngritur në këmbë e kanë interpretuar bashkë me të.

    I shkruar nga vokalisti Oleh Psiuk, si nderim për nënën e tij “Stefania”, projekti është po ashtu më e ndjekuri në YouTube në mesin e 35 artistëve të ndryshëm.

    Kënga gjithashtu thuhet se është favorite për të fituar konkursin e këngës marrë parasysh rrethanat aktuale në të cilat gjendet populli ukrainas.

    “Kjo është gjëja më e mirë që kam bërë për të dhe me shpërthimin e luftës kuptimi ka të bëjë me të gjitha nënat që mbrojnë fëmijët e tyre”, tha ai për këngën që ia kushtoi të ëmës.

    Rusisë në anën tjetër iu ndalua të konkurrojë në eventin e këtij viti duke pasur parasysh krizën e paprecedentë në Ukrainë.

    Nata e dytë gjysmëfinale mbahet më 12 maj, teksa finalja e madhe pritet të mbahet të shtunën (14 maj)./telegrafi

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!