Ledri Vula dhe Lumi B janë bërë bashkë për një bashkëpunim të radhës.
Dyshja e hiteve po sjellin sërish një këngë bashkë.
Lumi dhe Ledri kanë vendosur që të publikojnë këngën me titullin ‘Kiss Kiss’ për sezonën e verës.
Kënga e dyshes do të publikohet nesër, më datën 25 qershor e shoqëruar me videoklip.
‘Kiss Kiss’ është punuar në RedBoxEntertainment dhe të dytë kanë paralajmëruar në rrjetet sociale bashkëpunimin.
Ledri dhe Lumi kanë bashkëpunuar në një numër të madh këngësh që jnaë kthyer në hite të mëdha shqipe.
Që nga “Tavolina” dhe “Shko” me Ermalin, “Messi”, “Pablo” e “Shtrejt” me Gjikon dhe “Krejt shokt e mi”.
Reporteri.net është gazetë online e lajmeve nga vendi dhe bota. Qëllim kryesor ka informimin e drejtë, të paanshëm dhe të shpejtë. Reporteri.net, në pronësi të “R Media L.L.C.”, është themeluar në mars të vitit 2019 dhe drejtohet nga gazetarët Bekim Kabashi dhe Mentor Gjergjaj.
E-Mail: info@reporteri.net
Marketing: marketing@reporteri.net
Adresa: Rr. UÇK, Nr. 102/11 10000 Prishtinë, Kosovë
© Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.