×
  • Show Time
  • Show Time

    Mësoni se si Dua Lipa u njoftua me të dashurin e ri

    Reporteri
    27 Korrik 2019 | 11:54

    Deri para pak kohëve Dua Lipa ishte në lidhje me kuzhinierin, Isaac Carew, por duket se kjo lidhje nuk shkoi ashtu si duhej andaj ata edhe u ndanë.


    Por lajmi i ndarjes për dikënd duket se ishte i mirëpritur, kjo pasi që modeli Anwar Hadid, i cili është tri vite më i ri se këngëtarja shqiptare nuk humbi kohë dhe e bindi këngëtaren për një takim dhe kështu edhe vazhduan deri tek lidhja.

    Burime për “TMZ” kanë treguar se ajo që i bëri bashkë Anwar-in dhe Duan është muzika.
    Anëar kishte deklaruar më parë se ishte fans i Duas dhe një gjë të tillë e kishte bërë edhe këngëtarja, pasi Anwar bën muzikën e tij.

    Për herë të parë, ata u panë së bashku në publik gjatë një festivali kurse tani lidhja e tyre është duke u shfaqur haptazi.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!