Michelle Obama është shfaqur gjithmonë në formë të mirë fizike dhe me kalimin e viteve ajo vazhdon të perfeksionohet.
Së fundmi ish-zonja e parë i ka lënë të gjithë pa fjalë me një foto të realizuar nga stërvitja në palestër.
Trupi i Michelle është i ngjashëm me atë të një vajze 20-vjeçare dhe duket se ajo është kujdesur shumë për të arritur në këtë pikë.
Në foton e publikuar ajo ka nxjerrë në pah gjithë muskujt e saj duke mbajtur në krahë një top të madh.
“Nuk ndihem gjithmonë mirë në momentin e parë. Por më pas ndihem mirë që nisa palestrën”, ka shkruar 55-vjeçarja përkrah fotos.
Fansat e saj u shprehën të impresionuar dhe se u vjen turp nga vetja kur shikojnë të tilla foto.
Në autobiografinë e saj “Becoming”, Michelle ka treguar se rutina e rregullt stërvitore e ka ndihmuar të ketë një jetë të balancuar e të shëndetshme, si një mama dhe grua që duhet të punojë gjithë kohës.
Reporteri.net është gazetë online e lajmeve nga vendi dhe bota. Qëllim kryesor ka informimin e drejtë, të paanshëm dhe të shpejtë. Reporteri.net, në pronësi të “R Media L.L.C.”, është themeluar në mars të vitit 2019 dhe drejtohet nga gazetarët Bekim Kabashi dhe Mentor Gjergjaj.
E-Mail: info@reporteri.net
Marketing: marketing@reporteri.net
Adresa: Rr. UÇK, Nr. 102/11 10000 Prishtinë, Kosovë
© Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.