Ajo është femra më me ndikim në botë dhe një femër që frymëzon gjithmonë gjininë e saj. Ish-zonja e parë Michelle Obama është shumë e dashur për publikun, ndërkohë që në një event të organizuar nga ajo para pak javësh ka performuar këngëtarja shqiptare Bebe Rexha.
Bëhet fjalë për “2019 College Singing Day”, që është pjesë e një fushate të cilën Obama e filloi në vitin 2014 si përpjekje për të inkujaruar studentët për të ndjekur arsimin e lartë.
Pas performancës së Bebes, Michelle Obama i shkroi një letër asaj duke e falënderuar për përkrahjen që i dha këtij eventi.
Duke shpresuar se edhe në të ardhmen do të kenë mundësi të punojnë së bashku, Michelle dhe Barack Obama i urojnë më të mirat Bebe Rexhës.
Reporteri.net është gazetë online e lajmeve nga vendi dhe bota. Qëllim kryesor ka informimin e drejtë, të paanshëm dhe të shpejtë. Reporteri.net, në pronësi të “R Media L.L.C.”, është themeluar në mars të vitit 2019 dhe drejtohet nga gazetarët Bekim Kabashi dhe Mentor Gjergjaj.
E-Mail: info@reporteri.net
Marketing: marketing@reporteri.net
Adresa: Rr. UÇK, Nr. 102/11 10000 Prishtinë, Kosovë
© Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.