×
  • Show Time
  • Show Time

    Mihrije Braha flet për nusen: Ajo çikë po më habit, çdo ditë po më lë gojë hapur

    Reporteri
    01 Qershor 2022 | 15:11

    Mihrije Braha së fundmi ka folur për të fejuarën e djalit të saj, Platorit.

    Platori dhe Tringa u fejuan vetëm dy ditë më parë, ku familja kishte organizuar një festë të madhe në një nga restorantet e njohura në vend.

    E ftuar në Chat Room në KTV, ajo ka folur edhe për nusen tanimë të familjes Abazi, shkruan Gazeta Online Reporteri.net.

    Ajo ka treguar se Tringa ka shkruar 6 romane deri tani.

    “Përveç sjelljes së mirë, ajo ka shkruar edhe 6 romane. Deri tash nuk ka vrejtje, më befason gjithmonë për të mirë”.

    “Jemi pareli, por s’jemi milionera, por ne nuk e kemi çmend djalin, Platori është me këmbë në tokë dhe Tringës kjo gjë nuk i intereson kjo pjesë materiale”.

    “Ajo nuk e sheh anën materiale, kur bleu unazën e fejesës, i thash me të shtrenjtën, por ajo e zgjodhi një të thjeshtë, të lirë. Nuk e di, ajo çikë po më habit, çdo ditë po më lë gojë hapur”, tha Braha.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!