Mihrije Braha ka zbuluar momentin më të tmerrshëm të jetës së saj në emisionin ‘Glamour Zone’, ku ishte e ftuar bashkë me Naim Abazin.
Ajo ka treguar tmerrin që përjetoi një natë që u terrorizua me armë nga serbët.
“Kemi qenë me makinë, natën, na ndalon policia. Na thotë fikeni makinën, dhe mbaj mend që e kemi parë veten në ferra, ishim vetëm ne të dy në makinë, policia dhe asnjë tjetër. Ishim me automatik te koka me Naimin, dhe mbaj mend që mbylla sytë, edhe prita kur do më kapte plumbi. Ata na shanë dhe fyen serbisht, më pas njëri nga policët na tha të iknim. Aq e tmerruar sa isha, të isha në timon, unë nuk do kisha ndezur dot as makinën. Në ate situate njeriu përjeton traumë.”
Reporteri.net është gazetë online e lajmeve nga vendi dhe bota. Qëllim kryesor ka informimin e drejtë, të paanshëm dhe të shpejtë. Reporteri.net, në pronësi të “R Media L.L.C.”, është themeluar në mars të vitit 2019 dhe drejtohet nga gazetarët Bekim Kabashi dhe Mentor Gjergjaj.
E-Mail: info@reporteri.net
Marketing: marketing@reporteri.net
Adresa: Rr. UÇK, Nr. 102/11 10000 Prishtinë, Kosovë
© Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.