×
  • Show Time
  • Show Time

    Milionere, por edhe Kim Kardashian ankohet se i shkoi fatura 576 dollarë për një vakt

    Reporteri
    20 Korrik 2022 | 14:42

    Kur bëhet fjalë për faturën e pushimeve, edhe milionereve dhe madje miliardereve iu dhimbsen lekët.

    Një kamerier që i ka shërbyer Kim Kardashian, dhe ekipit të saj në një restorant italian në Australi ka publikuar faturën. 576 dollarë në total. Po çfarë ka porositur Kim?

    Fatura përfshinte katër sallata Caprese prej 15 dollarësh, dy tartuf arancini prej 19 dollarësh, dy pica margherita prej 20 dollarësh dhe dy pjata peshku prej 42 dollarësh.

    Më pas kanë porositur edhe ëmbëlsira. Por jo vetëm kaq, pasi ylli televiziv i la atij edhe një bakshish të mirë.

    Burime pranë saj thonë se ajo nuk donte ta dinte askush që ishte në Australi. Kishte shkuar për të qëndruar vetëm 4 ditë me Pete Davidson që ndodhet atje për aryse pune. Kim ishte kujdesur gjatë gjithë udhëtimit që askush të mos e fotografonte, por ja që dikush fotografoi faturën.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!