×
  • Show Time
  • Show Time

    Mimoza Shkodra me fjalë të mëdha për Labin e quan maestro i këngës popullore

    Reporteri
    28 Qershor 2021 | 12:13

    Raporti kolegial mes artistëve shpesh rezulton të jetë i ashpër mirëpo ka raste kur është edhe i mirë.


    Andaj, këngëtarët nuk hezitojnë t’i thurin dedikime njëri-tjetrit në të njëjtën kohë i urojnë edhe suksese për realizimin e projekteve të reja muzikore.

    Këtë të fundit e ka bërë këngëtarja, Mimoza Shkodra për Labinot Tahirin duke ndarë këngën e tij të re në storie në Instagram teksa e ka quajtur maestro.

    “Suksese maestro i këngës popullore, bravo edhe Burak Vehapi”, ka shkruar këngëtarja në postim derisa Labi e ka ripostuar duke e quajtur yll të estradës shqiptare.

    Ndryshe, Mimoza Shkodra dhe Labi të dy kanë lansuar projekte të reja muzikore dhe për dallim nga Labi me këngën ritmike verore, Mimoza ka publikuar një baladë.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!