Aktori i njohur turk, Tolgahan Sayisman së bashku me një delegacion nga Turqia po qëndron sot në Kosovë.
Tolgahan është pritur në takim edhe nga ministri në detyrë i Kulturës, Kujtim Gashi. Gashi ka thënë se me delegacionin nga Turqia kanë diskutuar për mundësinë e realizimit të disa projekteve kulturore, me theks të veçantë në fushën e kinematografisë, shkruan Reporteri.net.
“Sot prita në takim aktorin me famë botërore Tolgahan Sayisman, me të cilin bisedova për mundësinë e realizimit të disa projekteve kulturore, me theks të veçantë në fushën e kinematografisë. Siç dihet, para pak kohësh kemi nënshkruar marrëveshje bashkëpunimi në fushën e kulturës me Republikën e Turqisë dhe tani është mundësia që ta jetësojmë me projekte konkrete duke përfshirë edhe aktorin Tolgahan. Përvoja dhe emri i njohur, por edhe dashuria e tij për vendin tonë është mundësi e re për ne”, ka shkruar Gashi.
Kujtojmë që kjo është hera e parë që aktori turk viziton Kosovën. Ai është i martuar me modelen e Shqipërisë, Almeda Abazi, me të cilin ka edhe një djalë. /Reporteri.net
https://www.facebook.com/KujtimGashiOfficial/posts/2903241539704537?__xts__%5B0%5D=68.ARCkZ0tAJDw0yh-UZJlyV_wKRwH56rrneqPvEz6DVWThZ_zfAsNpsCs4Fq90FGIDyp69j3kfVYccdlf7v_em98n5doKC7L6Y_4SCkHk5q9G_pTdCdKbp-7BPiPswogzHGdoz2_hY0D8sjBA0EcfjHan1eMZMzkUSTgw5crhhd62K0rx7hO7Utsfs5pav-qsgkF_UCA-YY4ONp2_gEC9SihXMpPZUGkywcsyi_0j0iBokG_fOiNy-oeujJlG_JqSs-TABkuG0uhCXSxESkKN7IAwf4JSPT55siGKIqt5m5HaN0iEUADg_fj44C4ftKbJGRzTCSDHmlr3_dvlpx-IbnONNL3sh&__tn__=-R