Papastërtia e madhe në shtëpinë e Big Brother VIP ka bërë që edhe minjtë e macet të jenë “mysafir” të paftuar në të.
Derisa po qëndronin në oborr Iliri, Donaldi, Einxhel, Dj Dagz, dhe Tan Brama, banorët diskutojnë se kanë parë minj në oborr, por që ky diskutim u ndalua menjëherë nga dhoma e rrëfimit, të cilët thanë “keni kujdes mikrofonat”, shkruan Gazeta Online Reporteri.net.
Mirëpo, pas kësaj i menjëhershëm qe zarfi i ri në Big Brother VIP, ku banorët ishin të detyruar të pastronin çdo gjë në shtëpi, dhe në rast të kundërt do të penalizoheshin përmes një zarfi të zi, të dytë.
Por, pas leximit të zarfit, në oborr derisa po ndodheshin, Iliri, Arjola dhe Beniada, balerini shqiptar e përmend sërish se në oborr kishin parë minj.
Madje zarfi që erdhi solli debate të ashpëra mes banorëve, ku u përfshinë, Einxhel Shkira, Iliri, Donaldi dhe Monika./Reporteri.net/
Reporteri.net është gazetë online e lajmeve nga vendi dhe bota. Qëllim kryesor ka informimin e drejtë, të paanshëm dhe të shpejtë. Reporteri.net, në pronësi të “R Media L.L.C.”, është themeluar në mars të vitit 2019 dhe drejtohet nga gazetarët Bekim Kabashi dhe Mentor Gjergjaj.
E-Mail: info@reporteri.net
Marketing: marketing@reporteri.net
Adresa: Rr. UÇK, Nr. 102/11 10000 Prishtinë, Kosovë
© Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.