Përfaqësuesja serbe në konkursin Miss Internacional, Valentina Petroviqh është shfaqur me përfaqësueset e Shqipërisë dhe të Kosovës në një foto duke treguar tre gishtat.
Por çfarë do të thotë realisht ky simbol?
Një variant i interpretimit të këtij simboli, sipas serbëve, është triniteti i shenjtë. Por një shpjegim i tillë duket paska mitologjik, pasi ky simbol ka fituar popullaritet mes serbëve vetëm gjatë luftërave në Ballkan.
Përdorimi i parë i popullarizuar i përshëndetjes me tre-gishtat (me gishta të ndara) ishte në vitin 1988, kur serbët e përdorur për të kundërshtuar shqiptarët, kroatët dhe sllovenët. Gjesti i tre gishtave është një simbol ekskluziv serb, i cili në vitet e fundit ka marrë ngjyrime të forta nacionaliste, pasi u përdor në masë nga forcat paramilitare serbe në luftë, fillimisht kundër myslimanëve.
Kujtojmë se në një foto tjetër gjatë ditës u panë shihet se përveç Valentina Petroviqit, përfaqësuesja e Kosovës, Besa Çitaku së bashku me atë të Shqipërisë, Frontina Gashi dhe me Una Mugoshën nga Mali i Zi kanë treguar simbolin e shqiponjës dy krenare.
Në foton ku shihen përfaqësuesja e Kosovës e Shqipërisë dhe ajo e Serbisë duke ngritur tre gishtat mungon përfaqësuesja e Malit të Zi, Una Mugosha.