×
  • Show Time
  • Show Time

    Miss Serbia çmend serbët, bën shqiponjën së bashku me bukuroshet shqiptare

    Reporteri
    26 Tetor 2021 | 16:20

    Gjesti i Miss Intercontinental Serbia ku ajo shfaqet duke bërë shqiponjën, ka ngjallur reagime te serbët.

    Valentina Petrovic së bashku me Miss Shqipërinë, Miss Malin e Zi dhe Miss Kosovën shfaqen në një fotografi së bashku, duke bërë shqiponjën dy-krenare, shkruan Gazeta Online Reporteri.net.

    E kjo ka ngjallur reagime në një faqe serbe në Instagram, e cila e ka quajtur provokim këtë veprim nga ana e Valentina Petrovic.

    Kujtojmë se po këtë veprim e kishte bërë edhe Miss Serbia në vitin 2019, ku mediat serbe e quajtën skandal këtë gjë.

    Ndryshe, miss-et janë në Sharm el-Sheikh, ku po mbahet konkursi Miss Intercontinental./Reporteri.net/

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!