×
  • Show Time
  • Show Time

    Mjekët arrijnë me urgjencë në Big Brother VIP, kjo është gjendja shëndetësore e Fifit pasi i ra të fikët LIVE në emision

    Reporteri
    23 Nëntor 2021 | 23:39

    Gjatë emisionit LIVE të Big Brother VIP, Fifit i ka rënë të fikët pas një debati me opinionistën Balina Badinakun.

    Këngëtarja derisa po kërkonte të linte shtëpinë e Big Brother në një moment çohet në këmbë, shkruan Gazeta Online Reporteri.net.

    Aty asaj i bie të fikët dhe Arbana Osmani ndërpren lidhjen me shtëpinë dhe jep publicitet.

    Pas publicitetit, Arbana Osmani tregoi se gjendja shëndetësore e saj është e mirë dhe doktorët ndodhen brenda shtëpisë në këto momente.

    “Doktorët janë 24 orë afër shtëpisë, dhe sigurisht Fifi tani është në gjendje të mirë shëndetësore”, tha Arbana Osmani./Reporteri.net/

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!