Këngëtarja e njohur kosovare, Dafina Zeqiri, dhe ish-menaxheri i “Baba Stars”, Drin Zatriqi, janë përplasur mes vete, pas reagimeve të këngëtares për rastin e dhunimit të 11-vjeçares në Prishtinë.
Gjithçka filloi pas një postimi të Zatriqit në Facebook, i cili i quajti hipokrita estradën, duke thënë se për një deklaratë të këngëtarit Butrint Imeri, s’kishin bërë zë.
“Veq ma hipokrita sidomos do të eatradës e mediat që sot po qesin lot krokodilli e para 3 vjete gojën se kanë qel për një rast nëse ju kujtohet që vet kolega i tyne e ka tregu në emisionin PRIVE!”, ka shkruar Zatriqi.
Pas këtij postimi të tij, ka reaguar këngëtarja Dafina Zeqiri, e cila i ka thënë Zatriqit që ta mbyll gojën, dhe e ka akuzuar se ka rrahur një grua.
Dafina ka thënë se Zatriqi e ka përcjellur edhe atë vetë dhe se e ka kërcënuar.
“Drin Zatriqi mbylle gojën tëndë të fëlliqur Ti je njeri ma zi se krejt qka i permende! Woman Beater! Abuzues! Hajn! Mos t’folim per sene tjera! Ti mu mki percjell mki krcnu e del knej han m***”, ka shkruar Dafina në Twitter.
Pas këtij postimi të Dafinës ka reaguar sërish Zatriqi, i cili i ka kërkuar Dafinës që të tregojë se kënd e ka rrahur apo kujt i ka rënë shuplakë. Ai ka paralajmëruar edhe padi ndaj saj.
“Dafina Zeqiri ma paska qendise nje tweet. As nuk pe kuptoj bile pse… sidoqofte. E sfidoj per kete akuze! Mpaska thon “woman beater” . Une pe pys publikisht me na e tregu me emer e mbiemer emrin e vajzes qe ajo mpaska akuzu… Ose shihem n’gjyq ?hajde duffy , tell us!”, ka shkruar Zatriqi.