×
  • Show Time
  • Show Time

    Modelja e famshme bën emrat e fëmijëve tatuazh në fytyrë

    Reporteri
    12 Shkurt 2020 | 12:44

    Amber Rose ka vendosur të ketë një kujtim të përhershëm të fëmijëve të saj – në fytyrë.


    Modelja 36 vjeçare është parë me një tatuazh goxha të madh në ballë ku shkruan “Bash” dhe “Slash” – emrat e dy fëmijëve të saj.

    Rose ka djalin shtatëvjeçar Sebastian Taylor Thomaz – që njihet me nofkën Bash – me ish-bashkëshortin Wiz Khalifa. Në ndërkohë, ajo në muajin tetor është bërë sërish nënë e një vogëlushi – Slash Electric Alexander Edwards – me të dashurin Alexander “AE” Edwards.

    Rose është fotografuar me tatuazhin e ri kur po bënte shopping, derisa akoma nuk e ka zbuluar atë në rrjete sociale.

    Tatuazhi nuk është ndryshimi i vetëm që Rose i ka bërë trupit të saj pas lindjes – vetëm gjashtë javë pas lindjes ajo ka bërë  liposukcion (heqja e dhjamit).

    /Reporteri/

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!