Hailey ka një lutje të sinqertë për të gjithë.
Hailey Bieber është një nga shumë të famshëm që vazhdimisht po bëjnë thirrje për mbrojtje nga COVID-19, shkruan lajmi.net.
Modelja, së fundi postoi një fotografi, në të cilën u shfaq në veturë me maskë në fytyrë dhe bën thirrje që të gjithë t’i vendosin ato në mënyrë që ta mbrojnë veten dhe të tjerët.
“Ju lutem mbajeni maskën edhe nëse kishit COVID. Ndaloni të dilni jashtë pa maskë. Ju lutem keni konsideratë për të tjerët që po përpiqen të qëndrojnë të shëndetshëm dhe të sigurt dhe mbajeni veten të shëndetshëm dhe të sigurt”, ka shkruar ajo.
Kujtojmë se Hailey Bieber së fundi ka pushuar në bregdet bashkë me shoqëri, mes tyre ishte edhe modelja Bella Hadid.
Reporteri.net është gazetë online e lajmeve nga vendi dhe bota. Qëllim kryesor ka informimin e drejtë, të paanshëm dhe të shpejtë. Reporteri.net, në pronësi të “R Media L.L.C.”, është themeluar në mars të vitit 2019 dhe drejtohet nga gazetarët Bekim Kabashi dhe Mentor Gjergjaj.
E-Mail: info@reporteri.net
Marketing: marketing@reporteri.net
Adresa: Rr. UÇK, Nr. 102/11 10000 Prishtinë, Kosovë
© Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.