Organizatorët e Festivalit të Filmit në Kanë prezantuan kode të rrepta veshjeje këtë vit dhe, përveç aktores kineze Wan QianHui, modelja e famshme Heidi Klum ishte midis atyre që i thyen rregullat.
Modelja u shfaq në ceremoninë e hapjes së festivalit me një fustan të mrekullueshëm rozë të zgjatur. Ajo e zbukuroi fustanin e saj të ngjashëm me petale lulesh me sandale dhe vathë argjendi dhe pozoi duke buzëqeshur për fotografët në tapetin e kuq.
Klum thuhet se shkeli kodin e ri të veshjes së Festivalit të Filmit në Kanë për shkak të natyrës voluminoze të fustanit.
Për kujtesë organizatorët e Festivalit të Filmit në Kanë kanë ndaluar veshjen fustaneve voluminoze, si dhe lakuriqësinë, me qëllim që të sigurojnë një dinjitet më të madh në këtë festival.
“Këtë vit, Festivali i Filmit në Kanë deklaroi në statutin e tij disa rregulla që kanë qenë në fuqi prej kohësh. Qëllimi nuk është domosdoshmërisht të rregullojë veshjet, por të ndalojë lakuriqësinë e plotë në tapetin e kuq, në përputhje me kuadrin institucional të eventit dhe ligjin francez”, thanë organizatorët.
“Festivali rezervon të drejtën t’ua mohojë hyrjen personave, veshja e të cilëve mund të pengojë lëvizjen e të ftuarve të tjerë ose të ndërlikojë rregullimin e ulëseve në sallat e shfaqjes”, shtuan ata.