×
  • Show Time
  • Show Time

    Modelja kosovare e pranon lidhjen me Robin Krasniqin, flet për martesë

    Reporteri
    16 Nëntor 2021 | 14:28

    Modelja shqiptare, Marigona Krasniqi, gjatë këtyre ditëve është komentuar mjaft shumë për një lidhje dashurie.

    Ajo u përfol se është fejuar me boksierin Robin Krasniqi, gjë të cilën e mohoi në një prononcim dhënë për Telegrafin.

    Në një intervistë të re për “Ftesë në 5”, bukuroshja ka rrëfyer më shumë për personin e zemrës e po ashtu edhe për lajmet që kanë qarkulluar në rrjet.

    Përkundër se nuk ia zbuloi sërish emrin në bazë të asaj që deklaroi u mësua se kishte të bënte me sportistin nga Juniku.

    26-vjeçarja tregoi se është njohur me të rreth pesë vite më parë, por që në atë kohë nuk është se krijuan një romancë dashurie.

    Ajo tani thotë se është e përmbushur dhe se ndoshta në një të ardhme të afërt do bëjnë edhe dasmë.

    “Sado që mundemi të përkushtohemi te pjesa e karrierës, sado që përkushtohemi te pjesa e punës, familja është gjëja më e shtrenjtë që mundesh me pas dhe me kriju. Kështu që gjërat e tjera mund të presin, por familja ne e themi në Kosovë nuk ka të paguar. Jam shumë gati pasiqë është gjëja më e bukur që mund të më ndodh”, ka thënë ajo.

    Robini nga ana tjetër akoma nuk ka konfirmuar një gjë të tillë.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!