Mesa duket, ndarja e modeles ruse Ariana Lirey dhe reperit Don Xhoni do të përflitet gjatë.
Por, kjo jo pa shkas, pasi modelja po bie akoma në sy me veprimet e saj, pavarësisht se të dy njoftuan ndarjen në rrjetet sociale.
Pas ndarjes nga reperi, ajo ka bërë story ku e akuzonte Don Xhonin se shkonte pas vajzave të tjera, ka bërë story me foto nga spitali, e së fundmi ka bërë follow në Instagram Noizyn, i cili është një nga rivalët e Don Xhonit në muzikë.
Ariana i ka bërë atij follow reperit, ndërsa Noizy nuk e ndjek ende atë.
Noizy dhe Don Xhoni janë përfolur shpesh për diss-et ndaj njëri tjetrit. Don Xhoni e ka ‘sulmuar’ Noizy-n dhe reperë të tjerë se nuk e kanë mbështetur dhe se nuk bëjnë muzikë të mirë. Noizy, nga ana tjetër thotë se mbetet ‘mbreti i hip-hopit shqiptar’.
Nuk dihet nëse Ariana e simpatizon Noizyn, apo e ka bërë për hakmarrje nda ish-të dashurit.
Reporteri.net është gazetë online e lajmeve nga vendi dhe bota. Qëllim kryesor ka informimin e drejtë, të paanshëm dhe të shpejtë. Reporteri.net, në pronësi të “R Media L.L.C.”, është themeluar në mars të vitit 2019 dhe drejtohet nga gazetarët Bekim Kabashi dhe Mentor Gjergjaj.
E-Mail: info@reporteri.net
Marketing: marketing@reporteri.net
Adresa: Rr. UÇK, Nr. 102/11 10000 Prishtinë, Kosovë
© Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.