Don Xhoni ka konfirmuar lidhjen me modelen ruse, Ariana Lirey.
Ata “bombarduan” dje rrjetin social “Instagram” duke publikuar foto e video me njëri-tjetrin, me fjalët më romantike.
Mirëpo, duket se Don Xhoni nuk mund të “ikë” për shumë gjatë nga rrënjët e tij. Pikërisht në ditën e dytë të tyre bashkë, reperi nga Drenasi dëgjohet duke i kënduar të dashurës së tij ruse, këngë për Drenicën dhe Skënderbeun.
Videon e ka shpërndarë modelja e cila shihet e veshur me peshqir para pasqyrës. Në video dëgjohet Don Xhoni duke kënduar me zë të lartë këngë patriotike.
“I çmendur” dhe një emoji duke qeshur me lot, është mbishkrimi që modelja ia ka vendosur videos.
Reporteri.net është gazetë online e lajmeve nga vendi dhe bota. Qëllim kryesor ka informimin e drejtë, të paanshëm dhe të shpejtë. Reporteri.net, në pronësi të “R Media L.L.C.”, është themeluar në mars të vitit 2019 dhe drejtohet nga gazetarët Bekim Kabashi dhe Mentor Gjergjaj.
E-Mail: info@reporteri.net
Marketing: marketing@reporteri.net
Adresa: Rr. UÇK, Nr. 102/11 10000 Prishtinë, Kosovë
© Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.