×
  • Show Time
  • Show Time

    Modelja shqiptare flet për sëmundjen e nënës dhe babait të saj

    Reporteri
    16 Qershor 2020 | 9:19

    Modelja e njohur shqiptare Vildane Zeneli e cila jeton prej vitesh në Amerikë, së fundmi i është përgjigjur disa pyetjeve të fansave për “Prive” në rubrikën “Kutia e pyetjeve”.


    Një nga pyetjet që i kishin bërë fansat ishte “Cili ka qenë momenti më i vështirë i jetës?” Modelja ka treguar dy momente shumë të vështira që kanë të bëjnë me sëmundjen që kanë kaluar dy prindërit e saj.

    “Unë kam pasur disa periudha të vështira të jetës. Unë kam lindur në Prishtinë dhe kur kam qenë e vogël e kam përjetuar luftën. Më pas kur kam shkuar në Amerikë, mami ka pasur kancer të gjirit dhe kam shpenzuar shumë kohë. Kam qenë 14-15 vjeç. Shkoja në shkollë, më pas shkoja tek mami në spital dhe mësoja aty. Rrija me të gjithë natë, më pas të nesërmen shkoja në shtëpi ndërrohesha dhe shkoja sërish në shkollë. Kam bërë të njëjtën rutinë derisa mami i kreu të gjitha terapitë.

    Më pas edhe babi ka pasur probleme me zemrën dhe ka qenë i shtruar në spital 1 muaj rresht lidhur me 24 aparate me e mbajt gjallë. Zemra i ka punuar vetëm 15%, pas 9 muajëve e ka gjetur një donator. Ka qenë shumë me fat dhe e ka ndërruar zemrën. Operacioni ka qenë shumë i vështirë, nuk e kemi ditur për 24 të nëse do diltë i gjallë apo jo, por e ka përbaluar dhe është shumë i fortë momentalisht. Për mua ka qenë një periudhë shumë e vështirë”, është shprehur Vidane Zeneli.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!