Moderatori i njohur, James Corden i lan flokët vetëm një herë në dy muaj.
Lajmin e zbuloi vetë ai për në emisionin “The Late Late Show” pasi banorëve të Los Anxhelosit iu kërkua të shkurtonin sasinë e kohës që kalonin në dush për shkak të mungesës së ujit.
“Unë përdor sapun, por nuk i laj flokët. Flokët i laj një herë në çdo dy muaj”, u shpreh ai.
Gjithashtu, moderatori ka zbuluar së fundmi edhe sekretet e humbjes së peshës, të cilat përfshinin agjërimin me ndërprerje dhe mosngrënien deri në mesditë, pasi kërkon të qëndrojë në formë.
“Unë nuk ha deri në 12. Unë kam një trajner me të cilin bëj boks. Mundohem të ushqehem shëndetshëm dhe të mos e privoj veten”, tha ai për “The Sun”.
Reporteri.net është gazetë online e lajmeve nga vendi dhe bota. Qëllim kryesor ka informimin e drejtë, të paanshëm dhe të shpejtë. Reporteri.net, në pronësi të “R Media L.L.C.”, është themeluar në mars të vitit 2019 dhe drejtohet nga gazetarët Bekim Kabashi dhe Mentor Gjergjaj.
E-Mail: info@reporteri.net
Marketing: marketing@reporteri.net
Adresa: Rr. UÇK, Nr. 102/11 10000 Prishtinë, Kosovë
© Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.