Gazetarja Eni Vasili është bërë nënë për herë të parë. Ditën e sotme ajo ka sjellë në jetë dy binjaket e saj.
Sipas burimeve për Prive.al, Eni dhe dy vajzat janë në gjendje shumë të mirë shëndetësore. Gazetarja ka qenë aktive në punë gjatë gjithë shtatzënisë së saj.
Siç është shprehur disa muaj më parë në një intervistë për programin ‘Në kurthin e Piter Pan’, vajzat do të quhen Nikol dhe Sofi.
“Burrin e kam njohur në Tiranë. Ai ka jetuar në Londër, por kishte ardhur në Tiranë për disa punë të tijat. U njohëm nga miq të përbashkët. Atij iu prishën ca plane pastaj, por s’ka gjë…”,tha gazetarja në programin ‘Në Kurthin e Piter Pan’, e cila shtoi se ajo s’mund të hiqte dorë nga profesioni, prandaj do të vazhdojnë jetën në Tiranë.
Gjithashtu ajo zbuloi se do të martohet me një ceremoni të thjeshtë martesore ku do të jenë të pranishme edhe vajzat, të cilave madje u kanë zgjedhur dhe emrat që më parë.
“Vajzat do të quhen Sofi dhe Nikol… Kështu kemi vendosur. Sofi është emri i gjyshes së Armandit dhe Nikol nga babai im”, tha moderatorja e “Open”.
Reporteri.net është gazetë online e lajmeve nga vendi dhe bota. Qëllim kryesor ka informimin e drejtë, të paanshëm dhe të shpejtë. Reporteri.net, në pronësi të “R Media L.L.C.”, është themeluar në mars të vitit 2019 dhe drejtohet nga gazetarët Bekim Kabashi dhe Mentor Gjergjaj.
E-Mail: info@reporteri.net
Marketing: marketing@reporteri.net
Adresa: Rr. UÇK, Nr. 102/11 10000 Prishtinë, Kosovë
© Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.