×
  • Show Time
  • Show Time

    Momenti i shuplakës së aktorit Smith kthehet në parodi, videoja e të riut po bën xhiron e botës

    Reporteri
    03 Prill 2022 | 9:00

    Artisti afrikan i njohur si “The Kiffness” është i njohur në rrjete sociale për paroditë që ai krijon.

    Në shumicën e rasteve videot e tij janë shumë qesharake dhe kjo gjë ka tërhequr ndjekësit t’i shohin.

    Ai së fundmi ka surprizuar ndjekësit, duke krijuar një parodi me fjalët që aktori Will Smith i tha komedianit në “Oscars 2022”.

    “Emrin e gruas sime mbaje larg gojës tënde”, ishin fjalët e Smith drejtuar komedianit Chris Rockut në mbrëmjen e “Oscars”, të cilat Kiffness i bëri parodi.

    Ai në video kishte futur edhe momentin kur Smith është ngritur dhe ka goditur me shuplakë komedianin, pas shakasë së tij.

    Aktori i njohur ka dhënë dorëheqjen nga Akademia e Arteve dhe Shkencave të Filmit në Hollywood pasi goditi Chris Rock në ceremoninë e “Oscars 2022” të dielën e kaluar.

     

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!