Këngëtarit Yll Limani i ka ndodhur një incident gjatë një koncerti.
Derisa Ylli ka qenë duke performuar në skenë e kanë “pushtuar” flakët. Siç duket dhe në video Ylli ka qenë shumë afër pasi ka tentuar të afrohej tek publiku.
Edhe pse duket se është trembur pak, Ylli nuk ka pësuar djegie dhe e ka marrë situatën me shumë sportivitet duke shkruar krahas videos së tij në Instastory, “Shpëtuam”.
Më herët, Ylli në një intervistë, ka folur për jetën e tij personale dhe profesionale, por duke u ndalur dhe te pasiguritë e tij.
“Kam pasiguri. Kam pasiguri si dukem, kam pasur pasiguri duke u rritur. ‘Body insecurities’, jo t’i kem krahët e gjerë, të kem ‘six pack’ (muskuj barku), të shkoj në palestër. Kur atë pasiguri e shndërron në motivacion për të qenë më i shëndetshëm, je më i shëndetshëm edhe mendërisht”, ka rrëfyer Ylli.
Reporteri.net është gazetë online e lajmeve nga vendi dhe bota. Qëllim kryesor ka informimin e drejtë, të paanshëm dhe të shpejtë. Reporteri.net, në pronësi të “R Media L.L.C.”, është themeluar në mars të vitit 2019 dhe drejtohet nga gazetarët Bekim Kabashi dhe Mentor Gjergjaj.
E-Mail: info@reporteri.net
Marketing: marketing@reporteri.net
Adresa: Rr. UÇK, Nr. 102/11 10000 Prishtinë, Kosovë
© Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.