×
  • Show Time
  • Show Time

    Momenti qesharak kur Sabiani kap për flokësh Sheilën kur po bënin provën

    Reporteri
    27 Tetor 2021 | 23:39

    Prova e kësaj jave në Big Brother VIP Albania ka shkaktuar të qeshura tek banorët.

    Një varkë është vendosur në pishinën e shtëpisë, së cilës i është hequr një tapë që kishte në të, dhe ajo gjithë kohës do të mbushet me ujë, derisa banorët dy e nga dy do futen në të për ta larguar ujin me kove, shkruan Reporteri.net.

    Mirëpo, kjo provë ka argëtuar pa masë fillimisht banorët, ku në momentin e parë që e fillojnë si provë, grupi i parë rrëzohet dhe bie në pishinë.

    Ajo çfarë ka shkaktuar të qeshura tek banorët ka qenë veprimi i Sabianit i cili për ta tërhequr Sheilën nga pishina e kap për flokësh.

    Theksojmë se kjo provë nuk do të ndërpritet deri në rënien e dytë të gongut, kështu që banorët do duhet edhe gjatë natës ta realizojnë atë në grupe./Reporteri.net/

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!