Unikkatil performoi mbrëmë Mitrovicën, bashkë me anëtarët e tjerë të grupit ‘The Bloody Alboz’.
Në këtë koncert, fillimisht skenës iu ngjitën këngëtarë të ndryshëm si; Mozzik & Loredana, Shkurte Fejza, Elvana Gjata e Mc Kresha, poashtu edhe Dj të ndryshëm si Dj PM e Dj Dagz.
Por, qershia mbi tortë ishte kur reperi që jeton në Amerikë, Unikkatil iu ngjit skenës.
Në një video të cilën e ka siguruar Reporteri.net nga koncerti i mbrëmshëm, shihet momenti kur Unikkatil elektrizon publikun.
Ai hyri në skenë me këngën legjendare të tij ‘Shota Remix’./Reporteri.net/
Reporteri.net është gazetë online e lajmeve nga vendi dhe bota. Qëllim kryesor ka informimin e drejtë, të paanshëm dhe të shpejtë. Reporteri.net, në pronësi të “R Media L.L.C.”, është themeluar në mars të vitit 2019 dhe drejtohet nga gazetarët Bekim Kabashi dhe Mentor Gjergjaj.
E-Mail: info@reporteri.net
Marketing: marketing@reporteri.net
Adresa: Rr. UÇK, Nr. 102/11 10000 Prishtinë, Kosovë
© Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.