Debate të shumta janë duke u zhvilluar në shtëpinë më të famshme në Shqipëri, “Big Brother VIP”. Banorët kanë filluar përsëri të prishin raportet me njëri-tjetrin pas disa ditëve të “lumtura” brenda.
Aktorja shqiptare, Monika Lubonja që nga mbrëmja që doli në nominim për t’u eliminuar nga shtëpia është tërhequr dhe mendon që ajo do të jetë banorja që do të largohet të premten.
Ditëve të fundit në shtëpi kanë “lindur” aleanca dhe armiqësi të reja, kjo gjë i ka bërë konfuz shumicën prej banorëve.
Aktorja teksa po qëndronte në oborr tha vetëm dy fjalë: “I shoh njerëzit shumë fallco”, ajo u pyet se për cilin e ka fjalën, por që refuzoi të përmendte ndonjë emër.
“Tani po e kuptoj që paska nisur loja. Nëse është kështu më mirë të largohem dhe të mos bëhem pjesë e këtyre gjërave”, shtoi ajo.
Reporteri.net është gazetë online e lajmeve nga vendi dhe bota. Qëllim kryesor ka informimin e drejtë, të paanshëm dhe të shpejtë. Reporteri.net, në pronësi të “R Media L.L.C.”, është themeluar në mars të vitit 2019 dhe drejtohet nga gazetarët Bekim Kabashi dhe Mentor Gjergjaj.
E-Mail: info@reporteri.net
Marketing: marketing@reporteri.net
Adresa: Rr. UÇK, Nr. 102/11 10000 Prishtinë, Kosovë
© Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.