Morena Taraku duket se nuk harron që ta provokojë ish të dashurin e saj dhe të dërgojë mesazhe interesante me të.
Morena Taraku, këngëtarja dhe bukuroshja kosovare e cila këtë vit më shumë është duke e kaluar jashtë Kosovës së brenda saj, nuk ka të ndalur me provokime të ndryshme.
Ajo në një postim në rrjetet sociale ka dërguar një mesazh të qartë për një të dashur që duket se i kishte thënë asaj se “kur të ndahet nga ai, ëndrrat e saj do të përfundonin”.
“Me kujtohet kur ish i dashuri me tha që ju nuk do ti arrini kurrë ëndrrat e juaja. Rrugës për një çmim në muzikë”, ka shkruar ajo derisa shihet në një veturë dhe dërgon gishtin e mesëm.
Besohet se pos aktiviteteve të saj si modele në Stamboll, Morena pritet që të sjell edhe një këngë të re që ajo e ka prodhuar në Amsterdam./Reporteri.net/
Reporteri.net është gazetë online e lajmeve nga vendi dhe bota. Qëllim kryesor ka informimin e drejtë, të paanshëm dhe të shpejtë. Reporteri.net, në pronësi të “R Media L.L.C.”, është themeluar në mars të vitit 2019 dhe drejtohet nga gazetarët Bekim Kabashi dhe Mentor Gjergjaj.
E-Mail: info@reporteri.net
Marketing: marketing@reporteri.net
Adresa: Rr. UÇK, Nr. 102/11 10000 Prishtinë, Kosovë
© Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.